Categories Lajme

Shet libra në plazh, 18-vjeçari në kërkim të pushuesve që lexojnë

Kush thotë se shqiptarët nuk lexojnë e ka gabim. Të paktën, kjo është bindja e Armandos, i cili zgjohet çdo ditë herët në mëngjes dhe me libra në krahë udhëton drejt plazheve në kërkim të pushuesve që e duan librin dhe leximin. “Në të vërtetë lexojnë shumë por nëse një pjesë nuk lexon ndodh sepse librat kushtojnë shumë. Një libër 1000 lekë”- tha Armandoja. Ka krijuar klientelën e vet në plazhet e Durrësit, Golemit e jugut të vendit, po fuqinë më të madhe blerëse e gjen në Dhërmi. Prej 11 vjetësh punon me librat, që kur ishte në klasë të parë dhe ndihmote të atin. Sot është 18 vjeç.

“Kam pasur babin mësues dhe ai nisi me libra e më pas puna nisi shumë mirë, duke shitur shumë libra në ditë”- u shpreh ai. Pas mbarimit të arsimit 9-vjeçar dhe vdekjes së babait e la shkollën dhe iu përkushtua shitjes së librave. Armando nxiton nëpër çadra duke ofruar titujt e shumtë të librave që mban në krahë. Pesha nuk e lodh. Puna i jep kënaqësi, pasi në fund të ditës në shtëpi do të çojë të ardhurat e siguruara. Ka mjaft pushues që e duan librin.

Nën hijen e çadrës dhe qetësinë që të ofrojnë pushimet, një libër i mirë ofron shoqëri dhe hapësira të reja në botën e dijes dhe imagjinatës. “Lexoj më shumë psikolgjinë. Nuk kanë rëndësi autorët”- thotë një pushues.

“Unë lexoj më shumë romane. Në pushim kryesisht. Jam nga Gjilani”- u shpreh një pushuese. Armando nuk është i vetëm. Ai dhe ata pak persona të tjerë që shesin libra, po dhe artin e tyre modest përgjatë plazheve të Durrësit shpresojnë që vjeshta të jetë e nxehtë e të mos i largojë menjëherë pushuesit nga plazhet. /TCH/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME