Categories Showbiz

“Rrezikova jetën për të”, Stresi hap zemrën dhe tregon zhgënjimet e jetës: Duan të më ndryshojnë

Reperi, Arkimed Lushaj ka vendosur të ndajë një shkrim të gjatë dhe emocionues, që lidhet me jetën e tij, me sakrificat dhe me vështirësitë që ka kaluar. Stresi ka rrëfyer zhgënjimet e pësuara, dhe faktin që njerëzit përreth kërkojnë me çdo kusht ta ndryshojnë, pavarësisht se ai ndjehet mirë në atë mënyrë.

Postimi i plotë:

“Çdo dite qe kalon e dua dhe vleresoj jeten me shume! Edhe pse shpesh , na detyron të bëjmë zgjedhje, të rendisim, të marrim vendime dhe të ecim sa më mirë që të mundemi duke zgjedhur ata që na rrethojnë, duke na mbështetur, duke na pasuruar. Shokët, miqte ne i zgjedhim dhe ata na zgjedhin. Ndërsa vitet kalojne bëhem egoist! Unë nuk dua të jem më në prani të atyre që më kritikojnë, më provokojne , duan të më ndryshojnë, më bëjnë të mërzitem, kështu që distancohem, iki . Nuk dua të aranzhoj, diskutoj, negocioj, kuptoj, bëj pyetje vazhdimisht, në mënyrë që marrëdhëniet e mia miqësore te jene perfekte! Nuk them se jam i lehtë si mik, si partner , por kam meritën të them atë që mendoj dhe të përgjigjem prezent, nuk përpiqem të ndryshoj të tjerët, i dua ashtu siç janë,i pranoj dhe i mbeshtes . Kam Ende shoke te femijerise, te shkolles, ata qe takova ne dite te veshtira, ne vende te mbyllura, ne rruge, ne lagje , ne skene etj ! Ikin , vijne une jam po aty i njejte perhere! Të gjitha këto takime janë një rrëmujë e madhe. Jeta është shumë e shpejtë, e stuhishme, e shkurtër për të mos shijuar çdo moment Rrëmuja ime është e pasur, e tërë, e vërtetë, e sinqertë … ajo evoluon , çdo dite fitoj dhe humbas .Dhe ndoshta javën tjeter të tjerë do ta pasurojnë atë …

Për një kohë e Ndoshta edhe për jete .. E vetmja gjë që di për rremujen time të miqve e shokeve është , baza, e fortë dhe e fuqishme është atje dhe nëse duhet të jem pjesë me disa për të qenë plotësisht i lumtur, unë do ta bëja atë edhe nëse është e vështirë të kuptohet.Ka patur miq e shoke qe mendova do ti kisha perhere prane vetes, Ai qe rrezikova jeten per te, ai tjetri qe ndava kafshaten e fundit , qe u zura per te, miq pa fund qe ndihmova, u dhashe doren dhe besen time, pa kerkuar asgje ne kthim…E bera me dashurine dhe thjeshtesine Time Se keshtu jam nuk di ndryshe ! Nuk dua me sakte! Ne kete jete gjitheshka kushton , e keqja dhe e mira , kjo e fundit pak me shtrenjt por kthehet ! Ndaj bej mire, Neser mund te jete teper vone! Harrojme qe jeta varet nga nje fije peri! Be good for no reasons”- shkruan Stresi në profilin e tij në rrjete sociale. Reperi pak kohë më parë doli nga burgu, ku vuajti një dënim prej tetë muajsh. Ai tregoi se miqtë i kanë qendruar pranë, dhe shihet shpesh nën shoqërinë e tyre. Pas daljes nga qelia, ai vendosi t’i jepte fund marrëdhënies disa vjeçare më ish-gruan e tij, Kejsin. Stresi ka shprehur se pavarësisht të ndarë, ata flasin dhe ka një shpresë rikthimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME