Categories Lajme

Rrezikuan të fundoseshin, bashkë me Jet Skinë e tyre, efektivët e Policore Detare me 2 mjete lundruese, iu shkojnë në ndihmë 2 shtetasve

Gjiri i Durrësit, Rrezikuan të fundoseshin, bashkë me Jet Skinë e tyre, për shkak se mjeti lundrues pësoi defekt dhe rryma e largoi në thellësi, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me 2 mjete lundruese, iu shkojnë në ndihmë 2 shtetasve.

Pasditen e djeshme, gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare të qarkut, shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë konstatuar në afërsi të gjirit të Durrësit, 2 shtetas që kërkonin ndihmë, pasi rrezikonin të fundoseshin, për shkak se mjeti i tyre lundrues Jet Ski kishte pësuar defekt dhe rrymat detare e kishin çuar larg bregut.

Sapo i kanë konstatuar, shërbimet e Njësisë Policore Detare, me 2 mjete lundruese, iu kanë shkuar në ndihmë 2 qytetarëve, dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, është tërhequr në breg, mjeti lundrues që kishte pësuar defekt.

Njësia Policore Detare fton çdo qytetar/turist që gjendet në një nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Njësisë, të kërkojë ndihmë, dhe reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe i specializuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME