Categories Lajme

Rrëzimi i avionit me 176 pasagjerë, zbardhen të tjera detaje. Piloti ndryshoi drejtim sepse…

Aeroplani i Ukrainës që u rrëzua të mërkurën në Iran, me 176 njerëz në bord, ka bërë përpjekje të kthehej në aeroport, thanë hetuesit iranianë.

Boeingu 737-800 u rrëzua vetëm disa minuta pasi u nis nga aeroporti i Teheranit, duke mos lënë asnjë të mbijetuar.

Hetimet fillestare zbuluan se avioni ka pasur një problem nderkohe qe po dilte nga zona e aeroportit dhe se është përfshirë nga flakët.

“Aeroplani, i cili fillimisht u nis drejt perëndimit, ndryshoi drejtimin për shkak të një problemi. Ai ka qenë duke u kthyer në aeroport në momentin kur është rrëzuar”, tha shefi i Organizatës së Aviacionit Civil të Iranit, Ali Abedzadeh.

Më herët, Irani tha se nuk do ta dorëzojë kutinë e zezë – me të dhëna nga fluturimi – te Boeingu apo Shtetet e Bashkuara.

Me rregullat globale të aviacionit, Irani ka të drejtë t’i udhëheqë hetimet, por kompanitë e prodhimit janë shpesh të përfshira.

Rrëzimi i aeroplanit ndodhi vetëm disa orë pasi Irani kreu sulme me raketa në dy baza amerikane në Irak.

Megjithatë, nuk ka prova se dy ngjarjet janë të lidhura. Tensionet Uashington-Teheran kanë arritur kulmin prejse SHBA-ja ka vrarë me dron një komandant të lartë ushtarak të Iranit, më 3 janar. REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME