Categories Lajme

Rriten pagat për policët, gardistët dhe zjarrfikësit. Sa do të përfitojnë

Qeveria ka vendosur që të rrisë pagat për punonjësit e policisë, zjarrfikësit dhe disa kategori të administratës publike.

Rama tha sot pas mbledhjes së qeverisë se rritja e pagës për punonjësit bazë të policisë do të jetë 15 për qind, ndërkohë që për ata që janë në nivel oficerësh, rritja do të jetë me 7 për qind.

Rama tha se rritje page do të ketë edhe për punonjësit e Gardës së Republikës, policët e burgjeve si edhe administratën publike.

“Kemi marrë vendimin që Policia e Shtetit, nivelet bazë, punonjësit e policisë në nivel inspektorësh, si dhe niveli i mesëm të kenë një shtesë page respektivisht 15 dhe 7%.

E njëjta gjë vlen për Gardën e Republikës. E njëjta gjë vlen për policinë e burgjeve, për zjarrfikësat, për administratën publike dhe jo vetëm për nëpunësit në shërbimin civil, por gjithë punonjësit mbështetës.

Të gjitha këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë. Paga e ardhshme që do të marrin këto kategori do të jetë paga e rritur. Ajo që vlen të theksohet është se principi mbetet po ai i ditës së parë.

Kush ka më pak, mbështetet më shumë.

Nga ana tjetër e njëjta gjë do të ndodhë me pensionet, të cilat janë riindeksuar dhe kemi rritje 9.5 % në raport me pensionin e një vit më parë dhe kjo gjë do të materializohet në pensionet e radhës.

E njëjta gjë me të gjitha familjet në ndihmë ekonomike që kanë rritje 10%, por ku gratë kryefamiljare me dy fëmijë kanë dyfishim të ndihmës ekonomike”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME