Categories Lajme

Rritja e pagave dëmtoi fasonët

Ndonëse ndihmon punonjësit me paga të ulëta, vendimi i qeverisë që rrit pagën minimale ka dhe pasoja negative. Ai dëmton biznesin, veçanërisht industritë që krijojnë punësim masiv, si ajo e fasonit.

Florjan Zekja, i Dhomës së Prodhuesve të Veshjeve, shprehet: “Duke rritur pagën minimale me 2000 lekë, sjell kosto pasi duhen rritur pagesat e të gjithë punëtorëve”.

Rritja e pagës minimale ka kosto të dyfishtë për biznesin. Përveç fondit të pagave, ajo rrit dhe sigurimet që ndërmarrjet duhet të paguajnë në shtet: “Duke patur parasysh që në 90% të rasteve edhe kontributet e punonjësve në fason i paguajnë ndërmarrjet, ky vendim rrit ndjeshëm edhe kostot e sigurimeve”.

Sipas Zekjas, rritja e kostove vjen në një kohë kur industria e fasonit po përballet me rënien drastike të fitimeve si pasojë e zhvlerësimit të euros: “Është ulur me 9% fitimi dhe ulja e euros e nxjerr pa fitim biznesin”.

Sipas të dhënave zyrtare, industria e fasonit punëson rreth 100 mijë vetë. Por, sipërmarrësit paralajmërojnë se biznesi mund të tkurret: “Viti i ri do të na gjejë në vështirësi dhe nuk e di a do të përkthehet në shkurtim punëtorësh apo mbyllje të biznesit”.

Veç zhvlerësimit të euros, fasonistët janë ankuar edhe për mosrimbursimin e TVSH-së nga qeveria, që, sipas tyre, thuajse është ndërprerë që nga fillimi i vitit./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën Greta Gjoci, e dënuar me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit Një i ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME