Categories Lajme

Rritja e pagave/ Rama: Mësuesit e 9-vjeçares do të paguhen 95 mijë lekë! Të gjimnazit deri në 106 mijë lekë

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me mësues, deklaroi se do të rrisë pagat e tyre. Kreu i qeverisë shqiptare pohoi se pagat e mësuesve do të shkojnë deri në 106,800 lekë, ndërsa bëhet fjalë për arsimtarë të shkollave të mesme.

Po ashtu, Rama theksoi se për mësuesit e shkollave 9-vjeçare, paga e tyre do të shkojë rreth 950 mijë.

“Pagat nuk rriten sepse ti do, por rriten sepse ke mundësi që t’i qëndrosh asaj rritje. Kapaciteti për të qëndruar në atë kontratë korrekt garantohet nga rritja e mundësive ekonomike. Rritja që do bëjmë lidhet edhe me fakti që ne bëmë një rritje përtej parashikimit të pagës minimale edhe për këtë sepse pamë që mundësia e rritjes së përgjithshme të pagave u krijua dhe sepse është e rëndësishme që paga minimale të shtyjë edhe sektorin privat sepse është e vetmja gjë që shteti mund të bëjë me detyrim për të gjithë. Kemi bërë një plan me 2 hapa, i cili do nisë tani dhe do mbyllet vitin e ardhshëm që të realizojmë këtë rritje. Për mësuesit dhe mjekët ishte parashikuar rritja 7% kështu që do bëjmë rritjen 7%.

Pastaj në hapin tjetër, vitin e ardhshëm, paga juaj do kapërcejë në një tjetër nivel. Nëse sot rritja mujore do jetë midis 3500 për mësuesit e shkollës 9-vjeçare, 3843 për mësuesit e shkollës së mesme dhe deri në 5000 për drejtuesit, tek rritja e përgjithshme mësuesit në shkollën 9-vjeçare do kenë paga 95550 lekë dhe mësuesit në shkollën e mesme 106800 lekë. Këto janë bazat pastaj ka sipas vjetërsisë e kualifikimeve. Por ky është niveli i pagës së mësuesve. Është thuajse dyfishi i pagës që keni pasur ju kur jemi nisur së bashku me këtë përpjekje. Jemi në një fazë të re në të gjitha aspektet e parametrave financiar të shtetit”, pohoi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME