Categories Lajme

Rrjeti masiv i merimangave, ka mbuluar mëse një mijë metra të brigjeve të një liqeni në Greqi

Brigjet e liqenit Vistonida, që ndodhet në Athinë të Greqisë, janë mbuluar nga një rrjet masiv merimangash, i gjatë gjithsej 1,093 metra.

Ky rrjet i dendur, është krijuar prej specieve Tetragnatha genus, që kanë trup të lehtë dhe mund ta krijojnë rrjetin teksa fluturojnë edhe mbi ujë, transmeton Telegrafi.

Fillimisht, nuk ishte e qartë nëse është ndonjë fenomen normal, që u krijua thuajse gjatë një natë, apo duhet intervenim i zyrtarëve për mbrojtjen e ambientit, nga frika se mund të sjellë ndonjë e keqe.

Ekspertët e biologjisë, kanë thënë se kjo është pasojë e temperaturave të larta, lagështisë së madhe në ajër, si dhe rritjen enorme të mushkonjave gjatë këtij viti.

“Është kohë ideale për merimangat, sepse mund të mbledhin shumë ushqim, andaj rrjeti edhe mund të rritet” ka thënë një njohës i këtyre insekteve.

Materia që ka mbuluar regjionin, ndodhet edhe sipër një stacioni treni, disa lokaleve dhe një kishe të vogël, nuk është e dëmshme për njerëzit apo vegjetacionin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME