Categories Lajme

Rrotat e djathit, shkak për humbjen e jetës së një italiani

Një ngjarje sa e pazakontë, aq edhe e rëndë ka ndodhur në një magazinë në rajonin e Lombardisë në Itali. Autoritetet kanë bërë të ditur se një italian është shtypur për vdekje nga rrotat e djathit parmixhano.

74-vjeçari, Giacomo Chiapparini humbi jetën pasi një raft u thye në një magazinë në Lombardi duke rrëzuar mijëra rrota djathi të cilat peshonin rreth 40 kilogramë secila. Shërbimet e emergjencës deklaruan se u deshën disa orë për të gjetur trupin e 74-vjeçarit.

Një banor tha për mediat italiane se rrëzimi i rrotave të djathit në magazinë ishte aq i fuqishëm saqë u duk sikur ra një bubullimë.

Magazina, e vendosur në Romano di Lombardia, përmbante gjithsej 25,000 rrota të Grana Padano, një djathë i fortë që është shumë i kërkuar në Itali. Dëmi ekonomik i shkaktuar në këtë magazinë është vlerësuar në 7 milionë €. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME