Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari e ka fituar betejën me koronavirusin. Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook ku pozon e lumtur krah mjekut infeksionist Pëllumb Pipero. Hajdari thotë se tashmë do i kthehet aktivitetit normal ndërsa shton se të gjithë duhet të kujdesen për shëndetin dhe familjen se virusi nuk është i lehtë.
“Doktor Pipero me dha sot lajmin e mirë se e kam mposhtur Covid19. Testi me doli negativ dhe më në fund mbas një periudhe të gjatë izolimi, do t’i rikthehem aktivitetit normal. Kemi shumë për të bërë të gjithë së bashku për të fituar mbi sëmundjen 30 vjeçare që ka kapur vendin. Kujdesuni ju lutem për shëndetin dhe familjen sepse ky nuk është një virus i lehtë!”, shkruan Hajdari.

