Categories Lajme

Rudina Magjistari revoltohet me Sazan Gurin: Sjellje seksiste, e bën sa herë në studio

Në emisionin “Rudina” në TV Klan kanë qenë të ftuar aktivisti Sazan Guri, sociologia Marsida Simo, botuesja Arlinda Dudaj dhe në një lidhje Skype, Albatros Rexha. Ata kanë folur rreth një studimi të fundit që është kryer nga Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm i mbështetur nga Kombet e Bashkuara dhe Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm në Universitetin e Columbia. Sipas këtiji raporti Finlanda është  vendi më i lumtur në botë në mesataren e viteve 2018-2020. Pas saj në këtë renditje vjen Danimarka, ndjekur nga Zvicra dhe Islanda. Ndërsa në renditjen e lumturisë vetëm për vitin 2020 sërish Finlanda kryeson vendin e parë e ndjekur nga Islanda, e më pas Danimarka dhe Zvicra.

Gjatë bisedës me botuesen Arlinda Dudaj, Sazan Guri i bën asaj një kompliment dhe i kërkon që të vazhdojë mendimin. Në këto momente ndërhyn moderatorja Rudina Magjistari e cila i tërheq vëmendjen dhe i thotë se është se sjellja e tij është seksiste, madje ndodh shpesh herë kur ai është i ftuar në studio.

Sazan Guri: Të keqen vëllai se je bërë dhe simpatike sot.

Arlinda Dudaj: Faleminderit shumë, gjithmonë kam qenë.

Rudina Magjistari: Këto janë sjellje seksiste gjithë kohës Sazan duhet të ta korrigjoj, e ke të theksuar këtë gjë dhe nuk është hera e parë që ndodh sa herë që vjen në studio.

Sazan Guri: Po mirë, e kam pjesë të lumturisë.

Arlinda Dudaj: Ti je seksist dhe unë i kam thënë në një emission tjetër.

Sazan Guri: Çfarë ke me mua, unë e kam të sinqertë atë, po çfarë seksiste, ç’më ngatërron me këto tema.

Rudina Magjistari: E parë e punës nuk është e sjellshme sepse e ke vetëm me Arlindën dhe nuk e komplimenton po njësoj dhe zonjën tjetër që nuk është fare e sjellshme nga ana jote.

Sazan Guri: Ia bëra rrugës kur erdha bashkë me të.  Ajo është goca e shokut, çfarë t’i them hë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME