Categories Lajme

Rudina Xhunga flet per pyetjen që nxehu Sali Berishën dhe pse nuk i shkoi për shumë kohë në emision

“Nuk mbaj mend te kem pare nje gazetar t’i kene bere nje interviste Berishes, sic ia kane bere Edi Rames”. Pas ketij konstatimi qe Mustafa Nano beri ne studion e Provojacija, teksa kishte te ftuar gazetaren Rudina Xhunga, ajo ka treguar nje episod gjate nje interviste qe i kishte bere ish-kryeministit e ish-presidentit, i cili jo vetem nuk reagoi mire pas nje pyetjeje, por per shume kohe nuk i shkoi me ne emision. Pyetja, sic tha, Xhunga, lidhej me origjinën e tij, fshatin Viçidol të Tropojës.

Rudina Xhunga: Unë i bëra në një intervistë, një pyetje që m’u duk e bëshme. E pyeta: “Ju vini nga një fshat në Tropojë, a ju ka kompleksuar ky fakt?”. E bera se ashtu e mendoja atehere. Ai pati një portret që…, nuk me erdhi me pas, por me erdhi pastaj me vone, ne nje interviste shume te mire.

Mustafa Nano: E ka kompleks vendin e origjinës. E kisha pjese te Show tim, Berisha s’ka folur kurrë në 30 vite për fshatin e vet.

Xhunga: Dhe bën gabim, se ka një fshat shume te bukur.

Nano: Kur e kanë pyetur me duket se e ka pyetur Fevziu, ishte çfarë kujton nga fëmijëria, dhe ai tha: ‘Unë kujtoj kuajt, shife ca leximi surreal qe i ben ai vednit te origjines, pra tha: mbaj mend ujërat dhe tingujt e këngës ‘padam padam.” Shiko sa të thellë e ka kompleksin, që nuk përmend çiftelinë dhe gjera qe jane te zones.

Xhunga: Ime me ka qene mesuese dhe ka pasur drejtor shkolle vëllain e Sali Berishës, qe nuk jeton me, dhe ajo flet me te njejten dashuri per ate vend, dhe thote qe ishte nje fshat i jashtezakonshem. Unë kur vajta e vizitova pata të njëjtin mendim, ishte i jashtëzakonshëm.

Pastaj varet kur me kalimin e kohës njeriu fiton një lloj sigurie dhe tregon per te kaluaren ose per kujtimet e keqija te te kaluares. Njerezit qe na qeverisin nuk jane te bere thjesht te bere prej politikes, por edhe për shkak të karaktereve, për shkak fshatit ku linden, të gjërave që kanë urryer, grave që kanë patur apo kanë, te gjitha eshte mire te jene transparente kur jane ne politike, nje lider pa kuptuar karakterin s’është kurrë i kuptueshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME