Categories Lajme

Rusia sulmon një ndërtesë afër aeroportit të Lvivit në Ukrainë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zonën e aeroportit afër Lvivit. Sipas stacionit televiziv “Ukraine 24”, sot janë dëgjuar shpërthime në pjesë të ndryshme të Lvivit, qytet në perëndim të Ukrainës.

Në llogarinë e tij në Telegram, televizioni ka publikuar një video në të cilën shihet tym i zi në horizont të qytetit.

Gazetari ukrainas Ostap Yarysh, nga Zëri i Amerikës, ka thënë se ka dëgjuar disa shpërthime.

Fillimisht u raportua se sulmi kishte ndodhur në aeroport, por më pas Kryetari i qytetit të Lvivit, Andriy Sadovy, ka thënë në llogarinë e tij në Telegram se aeroporti nuk është goditur, por një ndërtesë afër tij.

“Definitivisht nuk është aeroporti”, ka shkruar ai. Nëse konfirmohet se ky ka qenë sulm rus, atëherë ai përbën sulmin më të afërt në qytetin historik të Lvivit, prej shpërthimit të luftës.

Rusia lëshoi gjashtë raketa drejt qytetit perëndimor të Lviv të premten në mëngjes, sipas forcave të armatosura të Ukrainës. Ka shumë të ngjarë që predha të ishin raketa lundrimi të lëshuara nga avionë luftarakë mbi Detin e Zi, thuhet në një deklaratë në Facebook.

Dy nga raketat u kapën nga sistemet e mbrojtjes ajrore, shtohet në deklaratë.

Kryetari i bashkisë së Lviv tha se raketat goditën një fabrikë riparimi avionësh pranë aeroportit. Puna në uzinë ishte ndalur përpara se të goditeshin raketat dhe nuk kishte raportime për viktima në këtë fazë, tha ai.

Një ekip i CNN në Lviv dëgjoi shpërthime të shumta rreth orës 6:30 të mëngjesit me kohën lokale dhe u pa tym që ngrihej nga drejtimi i aeroportit ndërkombëtar Danylo Halytskyi në perëndim të qytetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME