Categories Lajme

Sa kushtojnë ushqimet për një ditë? Qytetarët: Harxhojmë vetëm për gjëra bazike

Anketa e Buxhetit të Familjes, e publikuar pak ditë më parë në INSTAT, nxirrte në pah se familjet shqiptare shpenzojnë gjysmën e buxhetit të familjes, për produktet ushqimore. Por sa kushton një ditë për familjet shqiptare vetëm për ushqime.

“Po 10 mijë lekë (vjetra) në ditë e pakta. Jam 5 veta, harxhojmë nga 10 deri në 20 mijë lekë në ditë.

Shpenzojmë aq sa na e mban xhepi, dhe mundohemi të kursejmë në maksimum por detyrohemi.

Në ditë me dy veta që jam harxhojmë 10 mijë lekë.

10 mijë lekë në ditë ikën për një familje me 3-4 persona” shprehen qytetarët.

1000 mijë lekë në ditë është vlera minimale që shumica e qytetarëve shpenzojnë, për fruta perime dhe produkte bazike për të kaluar ditën. Kjo mbetet një shifër relativisht e lartë për pagat mesatare që ka Shqipëria, që janë në nivelin e 24 mijë lekë në muaj. Një tjetër element që ndikon drejtpërsëdrejti tek xhepi i konsumatorit janë edhe çmimet e larta, që shpesh janë të papërballueshme

Janë të përballueshme këto shpenzime me këto paga që kanë shqiptarët?

“Speci 1 mijë lekë (të vjetra) domatet 1 mijë lekë, të gjitha shtrenjtë. Jemi të detyruar por minimumi 5 deri në 10 mijë lekë në ditë e shpenzojmë. Ne jemi edhe me probleme shëndetësore, gjysma e pensionit na shkon për ilaçe, llogarite sa na mbetet. Maksimumi 200 mijë lekë pension.

Me këto paga që kanë nuk është e përballueshme. Nuk është e përballueshme, por nuk kemi ç’të bëjmë” thonë një pjesë e qytetarëve .

Në vitin e kaluar sipas të dhënave zyrtare produktet ushqimore janë shtrenjtuar me 2% krahasuar me 2017, dhe vetëm perimet në vitin 2018, janë shtrenjtuar me 8,92 %. Kjo luhatje e çmimeve ka qenë prezent edhe në 9 mujorin e këtij viti dhe që pritet të vazhdojë edhe në muajit e ardhshëm pasi sezoni i vjeshtës dhe dimrit rrit importin e këtyre produkteve.

Sipas INSTAT në vitin 2018, vetëm për konsum janë shpenzuar në total 58,67 miliardë lekë në muaj për 772.664 familje mesatare me 3 deri në 5 persona. Ndërkohë në Tiranë vetëm një familje harxhon mesatarisht për konsum 88.691 lekë, në muaj, duke u renditur në vendin e parë për këto shpenzime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME