Categories Kuriozitete

Saktësia 83%, studimi që parashikon vdekjen do t’ju “tremb”

Shumica e njerëzve e mendojnë mbase shpesh se ajo do të vijë, por pyetja të cilës nuk i japin dot përgjigje është “Kur?” dhe “Si”?

Një ekip shkencëtarësh në Holandë zbuluan se duke u bërë matje 14 substancave metabolike në gjak, ata mund të parashikojnë nëse një person mund të vdesë apo jo në 10 vitet e ardhshme.

Shkencëtarët morën të dhëna nga 44.168 persona, nga mosha 18 deri në 109 vjeç. Ata klasifikuan vdekjet e tyre dhe matjet e 226 substancave të ndryshme në gjak, për 17 vite.

Nga këta 44.168 persona, 5512 vdiqën brenda këtyre 17 viteve. Dhe nga 226 substancat në gjak, 14 prej tyre mund të parashikojnë nëse personi do të vdesë në 5 deri 10 vitet e ardhshme me një saktësi prej 83%.

Një pjesë e mirë e këtyre substancave nuk janë aspak për t’u habitur, pasi janë tregues të sëmundjeve të zemrës, kancerit e diabetit. Të tjera janë po ashtu treguesit e kolesterolit të keq, acidet, albumina e të dhëna të tjera që lidhen me sëmundjet e mëlçisë. Por disa substanca janë risi, si acetoacetatet, të cilat s’ishin lidhur deri më sot me sëmundjet vdekjeprurëse.

Të dhënat janë shumë të rëndësishme për të manovruar kujdesin që duhet të ketë një pacient, e për të vendosur nëse ia vlen apo jo të bëhet një operim i rëndë.

Gjithsesi, të dhënat janë marrë vetëm nga banorë të Europës, dhe nuk është e thënë që mund të vlejnë edhe për racat e tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME