Categories Lajme

“Salillarit” i shkatërrohet një tjetër rrugë, dy vjet pas ndërtimit! Aksi Skrapar-Përmet rrezik për jetën e udhëtarëve

Aksi rrugor që lidh Çorovodën me Përmetin e ndërtuar dy vjet më parë nga kompania “Salillari” është shkatërruar në një pjesë të konsiderueshme të saj. Pas shirave ka dalë në pah cilësia tepër e dobët e punimeve që kryen kompania “Salillari”, ku në aksin e parë të kësaj rrugë 5 km të gjatë, është krijuar një e çarë e madhe duke rrezikuar përditë jetën e kalimtarëve.

Duket se punimet pa standarde kane bërë që ajo të pësojë rrëshqitje të mëdha dhe të ketë dëmtime të bazamentit. Dhe për këtë kompania ‘Salillari’ nuk ka marrë asnjë përgjegjësi.

Në pamje duket se kësaj të çare të madhe në mes të rrugës i është hedhur beton për ta mbuluar dhe pa ndërhyrë në të për ta riparuar, duke e lënë rrugën në mëshirë të fatit.

Lidhur me këtë skandal ka reaguar edhe drejtuesi politik i LSI-së në qarkun e Beratit Ardit Çela, i cili nëpërmjet një video në rrjetin e tij social dokumenton dëmtimin e rëndë që kjo rrugë ka pësuar.

“Për Rilindjen nuk është prioritet lidhja e Skraparit me Përmetin, përkundrazi kanë mbi 3 vjet që e kanë bllokuar vazhdimin e rrugës kur kanë ngelur vetëm pak kilometra. Për Rilindjen nuk është prioritet as lidhja e Skraparit me Korçën, përndryshe asfaltimi i rrugës deri në Panarit do kishte mbaruar me kohë! Qytetarët e dinë shumë mirë të vërtetën. Për Rilindjen nuk ka prioritet tjetër, vetëm vjedhja e fondeve”-shkruan Çela.

Kujtojmë se rruga në fjalë nuk është e vetmja e ndërtuar nga kompania ‘Salillari’, që është shkatërruar. Pak ditë më parë rruga në afërsi të Borshit u fundos duke u bërë e pakalueshme dhe e rrezikshme. Gjendja e saj ka bllokuar qarkullimin normal në aksin e rëndësishëm Himarë- Sarandë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME