Categories Teknologji

Samsung pranon dështimin, Galaxy S10 mund ta hap çdokush

Kompania prestigjioze e teknologjisë, Samsungu, ka pranuar se gjurmët e gishtave të çdokujt mund ta hapin smartfonin Galaxy S10. Ajo premtoi një softuer që do ta zgjidhte këtë problem. Ky problem është zbuluar nga një grua britanike, burri i së cilës mundi ta hapte telefonin e saj me gjurmët e gishtit të madh, shkruan BBC.

Kur është lansuar S10-shi, në muajin mars, Samsungu e ka përshkruar sistemin (skanerin) për leximin e gjurmëve të gishtave si një “revolucion”. Skaneri dërgon ultratingujt për të detektuar gjurmët 3D të gishtave në mënyrë që të identifikohen përdoruesit e smartfonëve.

Samsungu ka thënë se ishte “i njohur me çështjen e identifikimit të gabuar të gjurmëve të gishtave te S10-shi dhe se së shpejti do të lansojë një softuer për zgjidhjen e kësaj çështjeje”. Kompania jug-koreane KaKao Bank u ka thënë konsumatorëve që të çaktivizojnë skanerin për gjurmë të gishtave dhe të presin derisa ky problem të zgjidhet.

Sipas disa raportimeve të mëhershme, disa xhama mbrojtës ishin jo të përputhshme me skanerin e Samsungut sepse ato linin një zbrazëti ajrore e cila vështirësonte punën e skanerit. Çifti britanik i cili zbuloi këtë mangësi të sigurimit, ka thënë për revistën “The Sun” se ishte ky rast ishte një “shqetësim i vërtetë” për ta.

Pas blerjes së një xhami mbrojtës 2.70 funtesh (rreth 3 euro) në eBay, Lisa Neilson ka regjistruar në skaner gjurmët e gishtit të madh të djathtë dhe pastaj kuptoi që gishti i madh i majtë i saj, i cili nuk ishte i regjistruar, mund ta hapte po ashtu telefonin, transmeton Koha.net. Pastaj ajo i kërkoi burrit që ta provonte dhe të dy gishtat e tij të mëdhenj po ashtu e hapën telefonin. Dhe kur xhamin mbrojtës e kanë vendosur në një tjetër S10, i njëjti problem ka ndodhur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME