Categories Lajme

Sapo ishte bërë nënë, mjekja thirret në punë, humb jetën nga covid

Një mjeke 28 vjeçare ka humbur jetën pasi është infektuar me koronavirus, vetëm disa ditë pasi ishte kthyer në punë nga leja e lindjes, pasi kishte sjellë në jetë një vajzë. Mësohet se mjekja Adeline Fagan vdiq nga koronavirusi muajin e kaluar, pasi asaj nuk iu dhanë maska dhe paisje të reja gjatë trajtimit të pacientëve të infektuar, pretendoi familja e saj.

“Adeline veshi të njëjtën maskë javë dhe javë, madje edhe me muaj”,  pretendon motra e saj e vogël Maureen, por spitali ku ajo punonte mohon të ketë pasur ripërdorim të maskave. Mjekja e re 28-vjeçare ishte në vitin e dytë të punës në spitalin e Hjuston, SHBA, por u thirr në punë nga urgjenca, ndërsa spitalet e Teksasit u mbushën plot. Më 8 korrik ajo doli pozitive për virusin dhe gjendja e saj u përkeqësua.

Familja e Fagan njoftoi vdèkjen e saj në “GoFundMe”, duke thënë se një infermiere e kishte gjetur atë ‘pa asnjë reagim’, pasi kishte pësuar “gjakderdhje masive të trurit”. Në muajt e fundit, sindikata kombëtare e infermierëve është ankuar për ‘shkeljen e qëllimshme’ të zinxhirit të protokolleve të sigurisë në vendin e punës, që përfshinte edhe staf të dyshuar me koronavirus, që vazhdonte punën.

Doktoresha kishte pasur edhe një histori të astmës.Gjatë një ndërrimi turni prej 12 orësh në 8 korrik, Fagan filloi të ndihej keq me simptoma të ngjashme me gripin. Familja e saj i ishte drejtuar “Gofundme”, për ta ndihmuar që të paguante kostot e saj mjekësore.  Fagan kaloi disa javë në spital, me mjekët që i dhanë asaj disa ilaçe dhe terapi të frymëmarrjes për ta ndihmuar atë të kapërcente virusin.

Ajo u intubua dhe u vendos në një ventilator më 3 gusht pasi mushkëritë e saj nuk mund ta mbanin më. Ditën tjetër mjekët ‘hodhën hapin e fundit të mbetur në dispozicion’ dhe vendosën Fagan në oksigjenim të membranës ekstrakorporeale, për të oksigjenuar gjakun e saj sepse ajo ‘nuk po i përgjigjej mirë ventilatorit’. Motra e saj Maureen shkroi në GoFundMe se familja priste që ajo të ishte në ventilator dhe ECMO për të paktën gjashtë deri në tetë javë, ndërsa mushkëritë e saj, pretendon se u shëruan nga virusi. Maureen e përshkroi motrën e saj si një ‘luftëtare’ e cila ‘kishte vendosur që t’i mbijetonte këtij “virusi’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME