Categories Showbiz

Sarah Berisha flet për lidhjen me DJ PM: Pse nuk bashkëjetojmë

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sarah Berisha është tashmë moderatorja më e re e spektaklit të humorit “Kosherja” . Mirëpo, duket se kjo është periudha e saj, pasi përveç sukseseve në karrierë dhe lidhja me DJ PM po i shkon shumë mirë.

Në një intervistë të fundit në “Prive”, Sarah tha se ata kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin pavarësisht distancës dhe si çdo çift kanë problemet e tyre.

“Të jem realiste jemi siç mund të jetë një çift, ka ato luhatjet e veta do të thotë një herë jemi shumë mirë, një herë zihemi, ka ditë që mund të mos flasim për disa orë, sepse vaj askush nuk shkon, nëse ka një çift që shkon mirë mendoi që nuk ka as dashuri, as xhelozi, ne jemi mirë, kalojmë shumë kohë me njëri-tjetrin, të gjithë na pyesin si ia bëjmë me pjesën e distancës pasi PM jeton në Prishtinë dhe unë në Tiranë, por ne nuk e ndjejmë këtë”, u shpreh ajo.

Më tej, Berisha deklaroi se ata mendojnë që është shumë herët për të bërë një hap më shumë në marrëdhënie e tyre.

“Mendoj që lidhja jonë ka nisur pas Big Brother, dhe kemi diku dy muaj që po e përjetojmë lidhjen jashtë kamerave dhe syrit të publikut dhe është shumë herët për të folur për bashkëjetesë, për fejesë, martesë apo fëmijë dhe mua më duken pak të tepërta, nuk i kemi diskutuar dhe është shumë e larg kjo”, tha Sarah.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME