Categories Lajme

“Saranda me terminal të ri autobusësh?” Rama: Durim, çdo investim kërkon kohë

Pas Gjirokastrës, kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me disa banorë të Sarandës lidhur me investimet që janë bërë në qytetin bregdetar

Kryetari i Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma duke iu përgjigjur qytetarit për të pasur një terminal si edhe një parking jashtë qytetit, tha se projekti është pjesë e paketës së Bankës Botërore përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit që projekti është gati si për terminalin si dhe për vendparkimin jashtë qytetit.

“Të gjitha bashkitë ka mundësi të bëjë terminalin e ri të autobusëve vetë, ose me ndihmën e një sipërmarrje, por gjithmonë duke e vendosur në prioritetet e veta. Mbase kryetari i Bashkisë ka nisur të punën në këtë aspekt. Doja ta sqaroja që është pjesë e paketës së Bankës Botërore përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit që projekti është gati si për terminalin si dhe për vendparkimin jashtë qytetit. E kemi diskutuar me Fondin Shqiptar të Zhvillimit”, tha kryebashkiaku Adrian Gurma.

Ndërsa kryeministri Edi Rama shtoi se çdo investim ka nevojë për kohën e vetë.

“Ndërtimi i një terminali autobusësh në Sarandë është e rëndësishme për turizmin. Puna në të gjithë aksin e Kardhiqit vijon dhe në të gjitha pikat ka avancim të punimeve. Keni duruar shumë vite për atë rrugë pasi është premtuar pafundësisht. Puna vijon intensivisht, sigurisht në afat do arrijmë të përfundojmë atë vepër. Edhe pak durim duhet të keni”, shtoi më tej Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME