Categories Lajme

“Së shpejti do martohej”/ Detaje nga vdekja e të riut shqiptar në Itali! I ati i përlotur: Më çoni tek Samiu

Sami Macukulli, 22-vjecari shqiptar që vdiq për shkak të një aksidenti në punë në Itali, la përgjysmë shumë ëndrra dhe qëllime të parealizuara, për të cilat koha, jeta dhe fati ndoshta u treguan të padrejta.

Mediat italiane shkruajnë se i riu humbi jetën për shkak të një aksidenti në punë pasi ra na një lartësi prej 50 metrash në Franciacorta në Itali.

Mirëpo ajo që e bën më të trishtë faktin e vdekjes së tij, janë detajet që mediat italiane kanë zbuluar rreth jetës së të riut.

Me punën dhe rrogën e re, Macukulli i kishte premtuar partneres se do të martohej me të, dhe të shkonin të jetonin bashkë në Itali. Gjithçka ishte gati, mungonte vetëm akti nga noteri, i cili duhet të ishte përfunduar javën e ardhshme.

Të gjithë ata që e kishin njohur thanë se Smiu ishte një djalë shumë punëtor dhe ambicioz, plot me dëshira dhe qëllime për të ardhmen.

Samiu jetonte në disa apartamente në zonën e Caorles, me babain e tij, Ilirjan Macukulli. Ai kishte 20 vjet në Itali.

Jeta e tij ishte me sakrifica, punë dhe pak miqësi. Samiu filloi të punojë me të atin, te Sim Ponteggi. Ndërkohë, e ëma dhe e fejuara e tij jetonin në Shqipëri, në zonën e Dibrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME