Categories Lajme

Seanca/ “83 mandate. borxh i jashtëzakonshëm”. Rama, mesazh opozitës: Do të keni hapësirën e nevojshme, por nëse harroni e përdorni duart e këmbët si argument…!

Në Kuvend po mbahet seanca plenare në të cilën kryeministri Edi Rama do të paraqesë programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Seanca nisi në orën 10:00 dhe pritet të zgjasë mbi 25 orë, pasi çdo deputet do të ketë në dispozicion nga 10 minuta për fjalën e tij, siç u vendos dje në Konferencën e Kryetarëve.

Kryeministri Edi Rama tha se shqiptarët i dhanë besim të jashtëzakonshëm.

Kryeministri Edi Rama tha se 83 mandatet janë një borzh i jashtëzakonshëm ndaj atyre që votuan PS-në. Një koment bëri edhe për opozitën.

“Si folësi i parë i kësaj legjislature të re, në këtë pjesë vendimtare të rrugës së shqipërisë evropiane, ti përcjell urimin tim për një drejtim sa më të suksesshëm të kuvendit, kryetarit të ri Niko Peleshi. Urime dhe suksese. Unë bnuk jam këtu sot për të kryer formalitet votëbesim të qeverisë së re, me mbështetjen aritmetike të një shumice të pazakonshme në këtë sallë, dhe dua t’i them shumicës se jo një mandat, por vite të tëra politike, nuk mjafton për ta shpërblyer besimin e jashtëzakonshëm që shqiptarët na dhanë këtë herë. 83 mandate apo mbi 50% e zgjedhësve në mbështetje janë shifra të një borxhi të jashtëzakonshëm psër mandatin e 4.

Borxh që duhet ta marrim përsipër cdo dite jo me fjalë por me një vijë të re sjelljeje, qasje të re vetëkritike, me ide dhe risi në cdo drejtim, durim. Vullnet e energji të reja në çdo hap për suksesin e këtij mandati të ri. Pakicës dua ti’ them se nuk është puna jonë cfarë bëni dhe thoni jashtë kësaj salle, por në këtë sallë dhe në respekt të zgjedhësve tuaj, do të keni vëmendjen tonë dhe kohën që dëshironi nëse do të harroni përdorimin e trupit, të duarve, të këmbëve si argument dhe të zhurmës dhe rënies me dorë të tavolinave si alternativë. Në të kundërt prania jonë këtu do të zgjasë sa një proces votimi. “, u shpreh Rama.

Edi Rama: 83 mandate janë shifra të një borxhi të jashtëzakonshëm për mandatin e katërt radhazi, borxh që duhet ta marrim përsipër, jo me fjalë, por me një qasje të re, me ide dhe risi në çdo drejtim.

Pakicës do ti them që nuk është puna jonë se çfarë bëni jashtë kësaj salle, por në këtë sallë do keni vëmendjen tonë nëse do të harroni përdorimin e duarve e këmbëve si argument. Në të kundër prania jonë këtu do të zgjasë sa në proces votimi

Pas Ramës, të drejtën për të shfrytëzuar foltoren e ka Sali Berisha ose Gazment Bardhi, për aq kohë sa do të flasë kryeministri. Rregullorja parashikon që vetëm kryeministri dhe lideri i opozitës kanë të drejtë të flasin pa kufizim kohe ose në barazi me njëri-tjetrin.

Nëse votimi do të bëhet të premten herët, edhe ceremonia e betimit të kabinetit tek oresidenti do të zhvillohet po atë ditë. Përndryshe, ajo do të shtyhet për të shtunën. Menjëherë pas betimit, Rama pritet të thërrasë mbledhjen e parë të qeverisë së re, siç ka ndodhur në mandatet e mëparshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME