Categories Lajme

Sfida e jetës/ “Kam vuajtur prej një viti”, trondit gazetarja, mes lotësh rrëfen betejën me kancerin e gjirit

Gazetarja e njohur Mira Kazhani ka ndarë me ndjekësit e saj një rrëfim të dhimbshëm mbi sfidën më të madhe të jetës. Përmes një videoje emocionale, ajo zbulon se prej një viti po përballet me kancerin e gjirit, duke e cilësuar periudhën si “dimri i jetës” së saj.

Kazhani tregon se ndërsa në podcaste e programe publike shfaqej e buzëqeshur dhe e fortë, pas kuintave zhvillohej një betejë e heshtur me sëmundjen. “Një vit më parë mora lajmin që çdo grua do ta quante makth”, – rrëfen ajo me lot në sy.

Gazetarja thekson se historia e saj është pasqyruar edhe në librin “Një ditë tjetër”, ku ka përmbledhur çdo përjetim dhe sfidë personale të kësaj periudhe. Ajo shprehet se i janë bërë mbështetje rrëfimet e grave të tjera që kanë kaluar të njëjtin kalvar spitalesh.

Në episodin e fundit të podcastit të saj, Kazhani ka vendosur të flasë hapur për këtë luftë, duke e quajtur atë “podcastin më të vështirë” të karrierës së saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME