Categories Lajme

‘Rama 4’/ Rritje e pagës mesatare për mësuesit në 1250 euro, dixhitalizim dhe integrim të AI në arsim! Shoqëri publike për transportin. Rritje pagash për bluzat e bardha në 25%

Shtylla e tretë e programit qeverisës “Rama 4” është Mirëqenia për të gjithë. Në programin të siguruar nga Report TV, sa i përket arsimit, theksohet synimi për të rritur pagat e mësuesve në 1,250 euro deri në 2029, ndërtimi i 200 shkollave të reja dhe 1 mijë laboratorëve inteligjentë.

Një tjetër objektiv i qeverisë është dixhitalizimi i arsimit dhe testimeve, kurrikula të reja me Inteligjencë Artificiale dhe integrimi në mësimdhënie, zgjerimi i shërbimeve online.  Pritet të ngrihet edhe një agjenci e specializuar dhe e certifikuar sipas standarteve ndërkombëtare, që do të bëjë të mundur njohjen automatike të diplomave.

Programi parashikon gjithashtu programe ushqimi pas shkollore dhe në çdo bashki, ngritjen e një shoqërie publike të transportit shkollor dhe ofrimin e këtij shërbimi falas për nxënësit dhe mësuesit që jetojnë larg institucioneve arsimore. Synohet edhe dyfishimi i nxënësëve në arsimin profesional, dhe përfshirja e diasporës në hartim politikash, mësimdhënie dhe kërkim shkencor.

Disa nga prioritetet kryesore për arsimin:
– Zbatojmë programin e ushqimit në çdo bashki qendër qarku dhe nisim një program të ri pas-shkollor (after school), brenda mandatit të katërt.
– Zhvillojmë kurrikula të reja ku teknologjia digjitale, inovacioni dhe inteligjenca artificiale janë pjesë integrale, ndërsa të gjithë mësuesit trajnohen për t’i zbatuar ato me aftësi digjitale dhe metoda bashkëkohore të mësimdhënies.
– Digjitalizojmë arsimin dhe integrojmë inteligjencën artificiale në mësimdhënie e mësimnxënie, duke siguruar tekste shkollore online përmes platformës SMIP dhe shërbime digjitale të plota nga regjistrimet deri te komunikimi me prindërit.
– Ngremë shoqërinë publike të transportit shkollor dhe nisëm ofrimin e transportit falas për nxënësit dhe mësuesit që udhëtojnë në distancë nga vendbanimi i tyre, në zona të caktuara.
– Dyfishojmë numrin e nxënësve në arsimin professional duke investuar 60 milionë euro do në ndërtimin e shkollave profesionale dhe instalimin e laboratorëve teknikë.
– Arrijmë që 35% e numrit të përgjithshëm të nxënësve të ndjekin arsimin profesional dhe garantojmë që deri në vitin 2030 të gjithë nxënësit e arsimit profesional të kenë konvikte me standarde europiane.
– Përfshijmë diasporën akademike në hartim politikash, mësimdhënie dhe kërkim shkencor, përmes programeve qeveritare, që përcjellin eksperiencat më të mira ndërkombëtare dhe krijojnë ura bashkëpunimi.

Brenda 2029, rindërtim i të gjitha qendrave shëndetësore! Rritje pagash për bluzat e bardha në 25%

Programi i qeverisë Rama 4 për shëndetësinë synon rindërtimin e të gjitha qendrave shëndetësore deri në vitin 2029 dhe transformimin e QSUT në qendër ekselence rajonale. Fokus është Shëndetësia Digjitale me receta elektronike dhe sisteme të integruara, rritja e pagave të mjekëve e infermierëve me 25%.

Qeveria synon të zgjerojë shërbimet falas për kontrollin bazë dhe pensionistët, të forcojë kapacitetet diagnostikuese e spitalore dhe harmonizimin me mekanizmat e BE-së për krizat shëndetësore.  Një tjetër objektiv është që të sigurohet akses universal në barna moderne, rritja e personelit mjekësor dhe zhvillimi i shërbimeve të shëndetit mendor me bazë komunitare.

Disa nga prioritetet kryesore në shëndetësi:
– Rindërtojmë plotësisht të gjitha qendrat shëndetësore dhe ambulancat deri në vitin 2029.
– Bëjmë realitet Shëndetësinë Digjitale, me receta dhe referime elektronike, sisteme të integruara spitalore dhe regjistra kombëtarë, që shërbimi të jetë më i shpejtë, më transparent dhe i harmonizuar me standardet më të avancuara të Bashkimit Europian.
– Programi i Kontrollit Shëndetësor Bazë do të vazhdojë të ofrohet falas, ndërkohë për të gjithë pensionistët nuk do të ketë më limit moshe.
– Rrisim pagat e mjekëve dhe infermierëve me 25% deri në vitin 2029 për të ruajtur konkurrueshmërinë.
– Realizojmë harmonizimin me mekanizmat europianë të reagimit ndaj krizave shëndetësore, për një mbrojtje më të mirë ndaj epidemive dhe pandemive.
– Rrisim numrin e mjekëve dhe infermierëve në sistem, duke u afruar standardeve të BE-së për raportin në numër banorësh.
– Sigurojmë aksesin universal në barnat dhe trajtimet moderne e inovatore, duke garantuar cilësi dhe mbulim të barabartë për të gjithë qytetarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje tronditëse nga vrasja-vetëvrasja e trefishtë në Itali! Çfarë shkruante autori, divorci i dhimbshëm dhe letra që la (FOTOT)

Një krim i rëndë i trefishtë tronditi opinionin mbarëshqiptar dhe Italinë në fundjavë. 59-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alarm i rremë në Fier, 68 vjeçari i dehur telefonon policinë: Hajdeni se vrava gruan! 64 vjeçarja gjendet shëndosh e mirë në shtëpi

Shërbimet e policisë u nisën menjëherë në vendngjarje, por me të mbërritur në banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vonesa e rivlerësimit ‘frenoi’ kërkesat për kredi për shtëpi. Në janar-shkurt, 29 mln € më pak se vjet

Qytetarët morën më pak kredi për të blerë shtëpi në tremujorin e parë të këtij…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhën makinën e firmës së ndërtimit në Elbasan dhe u arratisën, shpallen në kërkim egjiptianët

Katër shtetas egjiptianë që jetonin në Shqipëri, janë shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasen dy automjete në Lushnjë, njëra përfundon në kanal, tre të lënduar

Një aksident është regjistruar në zonën e quajtur Goriçaj, Lushnjë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME