Categories Lajme

Sera me 95 gra që qethnin hashashin, zbulohet pronari, arrestohen 9 roje të armatosur në Berat

Policia Kriminale ka zhvilluar një operacion të madh antidrogë sot në Berat, me strukturat e Policisë atje, ku janë shoqëruar në total 105 persona. Prej tyre, 95 janë gra nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe merreshin me qethjen e hashashit.

Gratë e moshave të ndryshme janë nga zona veriore, Shkodra, Laçi etj, dhe janë duke u marrë në pyetje, për të përcaktuar nëse ato strehoheshin në Berat apo transportoheshin çdo ditë për të punuar në fshatin Dronovicë.

Ndërkohë, është mësuar dhe emri i pronarit të serës dhe ai është Xhimi Dyli. Ky shtetas është duke u marrë në pyetje, pasi nuk mendohet se është i përfshirë në këtë aktivitete kriminal, por e kishte dhënë atë me qira.

Sera ishte marrë me qira dhe gratë që punonin në hashash, dyshohet se flinin prej muajsh brenda saj me një sipërfaqe rreth 2 hektarësh, ku ishin përshtatur edhe ambiente fjetjeje me dyshek me ajër dhe dushe për t’u larë. Megjithatë, hetimi do të përcaktojë detaje të tjera.

Numri i bimëve të kultivuara është me mijëra, thanë burimet, por Policia e Shtetit ende nuk ka dhënë informacion zyrtar mbi sasinë e lëndës narkotike dhe personat e arrestuar. Këtë mbrëmje mësohet se aty janë arrestuar në kushtet e flagrancës dhe 9 roje të armatosur që ruanin serat.

Ndërkohë, në kërkim janë shpallur personat që dyshohet se qëndrojnë në krye të kësaj veprimtarie kriminale. Drejtori i Policisë Kriminale Neritan Nallbati, kishte paralajmëruar sot një konferencë për mediat por është shtyrë për nesër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME