Categories Covid-19, Lajme

Serbia fillon prodhimin e vaksinës Sputnik-V

Të premten (4 qershor) në Serbi ka filluar prodhimi i vaksinës Sputnik V të Rusisë kundër COVID-19. Prodhimi bëhet nga Instituti shtetëror për virologji, vaksina dhe serume “Torlak” në Beograd.

Në ceremoninë e nisjes së prodhimit, përmes video-lidhjes morën pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin.

“Është një nder i madh për mua të lëshoj në prodhim vaksinën ruso-serbe. Ne po fillojmë prodhimin e 4 milionë dozave të vaksinës Sputnik V”, i tha Vuçiq homologut të tij rus, Vladimir Putin.

Serbia është vendi i parë në Evropë që prodhon vaksinën Sputnik-V.

Ky vend i Ballkanit Perëndimor synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian por mban lidhje të ngushta me Rusinë.

Në Serbi, përveç vaksinës Sputnik V, janë në përdorim edhe vaksinat tjera, ajo e Kinës “Sinopharm”, dhe ato perëndimore AstraZeneca dhe Pfizer.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) nuk i ka miratuar vaksinat kineze dhe atë ruse.

Edhe Argjentina kanë filluar prodhimin industrial të vaksinës Sputnik V të Rusisë.

Dozat e vaksinës Sputnik-V të prodhuara në Serbi dhe Argjentinë do të plotësojnë nevojat e brendshme të të dyja vendeve, para se të fillojnë eksportimin, ka njoftuar Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF), i cili është përgjegjës për tregtimin e vaksinës jashtë vendit./REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME