Categories Lajme

Serbia në panik: Ushtria e Kosovës mund ta djeg Ballkanin

Krijimi i ushtrisë së Kosovës po pritet me shqetësim nga Serbia dhe, sipas tyre, kjo gjë mund të sjell situatë të tensionuar në Ballkan.

Madje, shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric, po e cilëson këtë si “zjarr në fuçi baroti”.

Gjuric ka thënë se rajoni ka nevoje për diçka që do ta ulte tensionin dhe jo për ushtri të Kosovës, duke bërë thirrje që BE-ja të marrë ndonjë hap.

“Tani kemi nevojë për një anti-eskalim të situatës së sigurisë, dhe jo një tendosje me krijimin e ​​një ushtrie të re në Kosovë, dhe të shtojmë barut më shumë në fuçinë e barutit të Ballkanit, te cilës i nevojitet pak ndezje për ta kallë të gjithë regjionin”, ka thënë Gjuric.

Sidoqoftë, ky është reagimi i parë zyrtar i Qeverisë së Serbisë lidhur me krijmin e ushtrisë së Kosovës, e cila po pritet të bëhet më 14 dhjetor.

Ndryshe, Kosova para dy netësh solli një kontingjent prej 24 automjeteve ushtarake, që i kanë kushtuar miliona euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME