Categories Lajme

“Sërish fajin e ka Saliu” Rama tenton të minimizojë skandalin e pagave

Pas ndjesës për nxjerrjen në Pazar të të dhënave personale dhe pagave të 637 mijë shqiptarëve Kryeministri Edi Rama u përpoq ta minimizonte skandalin duke thënë se veprime të tilla kanë ndodhur edhe në shtete të tjera si SHBA, Rusia apo Kanadaja.

Edi Rama: Këtu kemi të bëjmë me një ndërhyrje e cila natyrisht duhet hetuar deri në fund për prejardhjen e saj por që nga analizat paraprake ngjan shumë më tepër si një ndërhyrje nga infiltrimi i brendshëm dhe jo një sulm kibernetik gjë që ndodh edhe kjo. Nuk jemi as të parët as të fundit. Nëse i referoheni vetëm periudhës së fundit kohor, 2019- 2021, ngjarje të tilla kanë ndodhur në shumë vende me kapacitete shumë të larta edhe të mbrojtjes kibernetike, nga SHBA, Rusi, Britani e Madhe e Kanada. Kjo është një sfidë e re e kohës.

Por sa të sigurta janë ndërveprimet e tyre me sistemin e ndërveprimit digital? Kryeministri Rama tha se kemi të bëjmë me një sistem digital që është krijuar më shumë se 8 vite më parë, pra pikërisht në kohën kur ai nuk ka qenë në qeveri por në opozitë.

Edi Rama: “Në rastin konkret me sistemin e tatimeve kemi të bëjmë me një program dhe me një sistem digital të krijuar më shumë se 8 vite më parë. Me një kredi të butë të një vëndi në BE dhe ku janë angazhuar forca teknike të përbashkëta të atij vendi dhe vendit tonë që janë qysh në krye të herës si të thuash administratorë të këtij sistemi.

Pse e them këtë? Në asnjë mënyrë për të hedhur hije dyshimi mbi ta por për të thënë që ky sistem ose ndonjë sistem tjetër i përkasin një trashëgimie me të cilën po punohet vijimisisht në një proces integrimi të plotë të sistemit të mbrojtjes që nuk është e lehtë për tu bërë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME