Categories Lajme, Politike

Sërish pa marrëveshje për zgjedhoren, Ambasadorja Kim: Ka progres!

Pas më shumë se 9 orësh është mbyllur takimi mes Këshillit Politik për reformën zgjedhore dhe treshes së ambasadorëve, asaj të SHBA-ve, Yuri Kim, kryediplomatit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca dhe kreut të diplomacisë britanike Duncan Norman. Duke folur për mediat ambasadorja Kim tha se ishte një takim i gjatë, por ka pasur progres.

Edhe pse foli për progres ambasadorja u shpreh se takimi do të vijojë nesër, duke lënë të kuptohet se ende mungon dakordësia mes palëve shqiptare. “Ishte një ditë e gjatë dhe e vështirë, takim prej 9 orësh, por progresi u bë.

Të gjithëve iu kërkua që të japin në mënyrë që Shqipëria të fitojë. Shqipëria është në një fazë kritike. 25 marsi ishte pikë kthese. Është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në Evropë. Do të takohemi sërish nesër. Nëse konsensusi për këto pika të cilat ODIHR ka kërkuar nuk arrihet, atëherë partitë nuk duhet t’i vazhdojnë më këto kërkesa. Ne duam Shqipërinë në Evropë”, tha Yuri Kim./Express

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME