Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune, ku raportohet se disa automjete janë djegur.
Burime nga zjarrfikësja Durrës konfirmojnë se janë dëgjuar edhe zhurma shpërthimesh.
Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për shuarjen e flakëve.
