Categories Lajme

Sezoni turistik/ Lehtësohet policimi në det i mjeteve lundruese, turistike dhe të argëtimit

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në drejtimin e kryetarit Niko Peleshi dhe në cilësinë e komisionit përgjegjës, shqyrtoi dhe miratoi në parim projektligjin “Për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese, turistike e të argëtimit, me motor mbi 30 KW ose 40.8 KF, me tonazh nën 150 GT”. Projektligji u relatua për komisionin nga deputeti Ilir Beqaj dhe u prezantua nga Blendi Klosi, ministër i Turizmit dhe Mjedisit dhe Artan Shkreli, zëvendësministër i Energjisë dhe Infrastrukturës. Ministri Klosi u shpreh se projekligji vjen si nevojë emergjente për të lehtësuar policimin në det dhe synon përmirësimin e monitorimit të mjeteve lundruese, turistike dhe të argëtimit, pa krijuar bezdisje tek turistët.

Sipas Klosit, nisma ka një lloj urgjence në miratim, në mënyrë që t’i vijë në ndihmë sa më parë sezonit turistik të vështirë të vitit 2020. Objektivat që synohen të arrihen përmes projektligjit janë: rregullimi i mënyrës së regjistrimit të mjeteve lundruese duke krijuar një regjistër elektronik i cili të jetë i aksesueshëm edhe nga institucionet e tjera ligjzbatuese; përcaktimi i normave të lundrimit në det dhe ujërat e brendshme tokësore; si dhe monitorimi sa më mirë i mjeteve lundruese turistike dhe atyre të argëtimit që operojnë në det dhe ujërat e brendshme tokësore. Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni miratoi në parim projektligjin në fjalë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME