Categories Lajme, Turizëm

Sezoni turistik/ Njësitë akomoduese nisin përgatitjet, plotësim i kushteve të higjienës sipas protokollit shëndetësor

Në kohën kur po lehtësohen gjithnjë e më shumë masat për lëvizjen, diskutohet mundësia e hapjes së kufijve dhe nisjes së fluturimeve, njësitë akomoduese në të gjithë vendin kanë nisur të marrin masat për të plotësuar kushtet e higjienës në përputhje me protokollet shëndetësore.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi publikoi sot pamje se si këto njësi akomoduese po përgatiten, si dhe po trajnojnë stafin e tyre me protokollet shëndetësore.

Ministri Klosi prej disa ditësh po zhvillon bisedime jo vetëm me operatorët turistik shqiptarë por dhe me homologët në rajon e më gjerë për të diskutuar mbi mundësitë për rivitalizimin e kësaj industrie, duke respektuar njëkohësisht edhe këshillat që jepen nga institucionet e shërbimit shëndetësor në situatën e krijuar prej COVID-19.

Gjatë kësaj jave ai zhvilloi një takim me përfaqësues të Unionit Turistik, ku u diskutua mbi modalitetet e veprimtarisë turistike të plazheve, të guidave, turizmin e brendshëm, për mundësitë e hapjes së kufijve tokësorë, linjave të dedikuara, transportin turistik në respektim të protokolleve shëndetësore.

Turizmi është një nga sektorët më të rëndësishëm në ekonominë shqiptare dhe është konsideruar nga qeveria si një nga motorët kryesorë të rritjes kombëtare. Shqipëria po rekomandohet gjithnjë e më shumë si një destinacion turistik nga operatorë turistikë të ndryshëm dhe udhëzuesit ndërkombëtarë të udhëtimit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME