Categories Sport

Shau tifozët e Arsenalit, ja masa ndëshkimore për Granit Xhakën

Telashet për Granit Xhakën sa vijnë dhe përkeqsohen. Sipas mediave Angleze, trajneri Unai Emery do të zhvillojë bisedime me drejtuesit e Arsenalit për të vendosur nëse Granit Xhaka do të mbetet ose jo kapiteni i skuadrës.Pas barazimit 2-2 kundër Crystal Palace, Emery refuzoi të garantojë që Xhaka do të vazhdonte ta mbante shiritin, teksa theksoi se veprimi i tij ishte i gabuar.

Kur u pyet direkt nëse Xhaka do të mbetej kapiten, Emery u përgjigj:“Nuk është momenti të flas për këtë, sepse, së pari, dua të flas me të dhe me klubin. Ne duhet të qëndrojmë të qetë, por, me të vërtetë, ai gaboi.”Lojtari i Zvicrës është një nga futbollistët më të kontestuar në “Emirates”, çka krijon një ndarje më te thellë mes tij dhe tifozëve besnike të klubit.“Ne po punojmë shumë që të luajmë pa presion. Mendjet tona duhet të jenë të qarta kur luajmë nën presion. Në një moment të vështirë, zemra jonë mund të jetë e nxehtë, por mendjet tona duhet të jenë të zgjuara. Ne do të flasim për këtë, sepse reagimi ishte i gabuar. Ne jemi këtu sepse kemi mbështetës. Ne jemi punëtorët e klubit dhe luajmë për ata. Duhet të kemi shumë respekt kur na duartrokasin por edhe kur na kritikojnë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME