Categories Bota, Politike

SHBA, Joe Biden, zyrtarisht kandidat i demokratëve për zgjedhjet presidenciale

Në Shtetet e Bashkuara, Partia Demokratike emëroi zyrtarisht, Joe Biden, si kandidatin e saj presidencial për zgjedhjet që do të mbahen më 3 nëntor. Emërimi u bë në natën e dytë të Konventës Kombëtare që u mbajt në mënyrë virtuale. Në një konventë normale, votimi i thirrjeve zgjat më shumë se një orë dhe zhvillohet në një arenë të mbushur me mijëra delegatë besnikë të partisë. Por, këtë vit i gjithë programi i konventës po zhvillohet në internet për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Faleminderit shumë. Nga fundi i zemrës sime. Faleminderit të gjithëve, kjo do të thotë botë për mua dhe familjen time dhe unë do t’ju shoh të gjithëve të enjten”, tha Biden, i cili do të mbajë fjalimin e tij më 20 gusht. Biden foli nga shtëpia e tij i rrethuar nga anëtarët e familjes së tij, duke pasuar fjalimet nga ish-presidenti, Bill Klinton, ish-Sekretari e Shtetit, John Kerry, dhe ish Sekretari Republikan i Shtetit, Colin Powell .

“Donald Trump thotë se ne po udhëheqim botën. Epo, ne jemi e vetmja ekonomi e madhe industriale që kemi nivelin e saj të papunësisë trefish”, tha Biden. “Në një kohë si kjo, Zyra Ovale duhet të jetë një qendër komande. Përkundrazi, është një qendër stuhie. Ka vetëm kaos”, u shpreh Biden.

Presidenti Trump, i cili garon për rizgjedhje në nëntor, udhëtoi për në Arizona për t’u takuar me anëtarët e patrullave kufitare pranë kufirit me Meksikën. Ai tha se Biden, si president, do të shkaktonte “një përmbytje të emigracionit të paligjshëm siç bota nuk e ka parë kurrë.” Trump, tha se plani i imigrimit i Bidenit është “më ekstremi, i pamaturi, i rrezikshëm dhe vdekjeprurës” i paraqitur ndonjëherë nga një kandidat i partisë kryesore.
“Duhet të mposhtet. Dhe do të mposhtet më 3 nëntor”, tha Trump.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME