Categories Lajme

SHBA ka një listë të zezë me 28 kompani kineze

SHBA ka përfshirë në listën e zezë 28 entitete kineze që sipas saj janë të implikuara në shkelje të të drejtave dhe abuzime me ujgurët dhe minoritetet e tjera kryesisht myslimane në rajonin e Xinjangut. SHBA nuk mund dhe nuk do të tolerojë shtypjen brutale të minoriteteve etnike në kinë – tha sekretari amerikan i tregtisë Wuilbur Ross, duke njoftuar vendimin, që ndalon entitetet në listë të blejnë produkte amerikane.

Mes firmave të përfshira në listë është kompania e mbikëqyrjes, Hikvision, si edhe kompani të inteligjencës artificiale Megvii Technology dhe SenseTime. Mes të tjerash, në listë përfshihen 18 byro publike të sigurisë në Xinjang, një kolegj policie dhe tetë biznese. Më herët, Washingtoni kishte ndaluar gjigantin teknologjik Huawei dhe kompani të tjera kineze të përfitonin nga kontratat qeveritare.

Lëvizja vjen në mesin e tensioneve të shtuara mes SHBA dhe Kinës, veçanërisht në lidhje me politikat tregtare dhe veprimet e Pekinit në rajonin perëndimor të Xinjangut. Dy ekonomitë më të mëdha të botës janë angazhuar në një luftë tregtare, pasi i kanë vendosur njëra tjetrës tarifa ndëshkuese prej qindra milionë dollarësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME