Categories Politike

Në koalicion me Albin Kurtin? Haradinaj: Është mashtrues!

Ramush Haradinaj e ka përjashtuar një koalicion me liderin e Vetëvendosjes, duke thënë se do të mbetet në opozita dhe duke përsëritur se Albin Kurti është mashtrues.

Megjithatë, kreu i AAK-së ka thënë se nuk do të kërkojë rinumërim të votave siç po bëjnë disa parti tjera dhe se për të ky rezultat është i pranueshëm, raporton Express.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur para gazetarëve për rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Haradinaj shpreson se me votat me kusht dhe të diasporës, koalicioni AAK-PSD do të marrin rreth 100 mijë vota, derisa ka thënë se krahasuar me zgjedhjet e kaluara partia e tij ka shënuar rritje.

Haradinaj ka thënë se do ta përkrahin Qeverinë e re, por se nuk do të bëjnë kompromis për temat në të cilat do të angazhohet kjo parti.

I pyetur nëse do të hynte në një koalicion me Vetëvendosjen, Haradinaj ka thënë se dihet qëndrimi i tij për kreun e VV-së, Albin Kurti. Ka thënë se ekziston mundësia që sovrani të zhgënjehet e të mashtrohet.

“Ju e dini, nuk po dojmë me prish vendimin e sovranit, sovrani ka vendos kujt me i jep besim, ndërsa e di mendimin tim për liderin e Vetëvendosjes.

Për fat të keq mendoj se nuk është ajo që është premtu, ekziston mundësia e mashtrimit dhe e zhgënjimit të qytetarëve pikërisht me fituesin por kjo i mbetet të ardhmes, shpresoj që unë jam gabim”, ka thënë Haradinaj.

/Gazeta Express

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME