Categories Bota, Lajme

Shembet një ndërtesë në Francë, plagosen 5 persona

Të paktën pesë persona janë plagosur këtë të diel në Francë si pasojë e shembjes së një ndërtese 4-katëshe.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës  në rrugën Tivoli 17 u shemb, duke tërhequr zvarrë pjesë të ndërtesave fqinje, ka thënë kryebashkiaku Benoit Payan, i cili vizitoi zonën.

“Ka ende një fokus zjarri në rrënoja, gjë që na pengon të dërgojmë shpëtimtarë për të kërkuar për të bllokuarit. Duhet të jemi të përgatitur që të ketë viktima në këtë tragjedi të tmerrshme,” shtoi Payan.

Ndërkohë zjarrëfikëset e ndodhur në vendngjarje po punojnë për shuarjen e flakëve.

Autoritetet urdhëruan evakuimin e ndërtesave fqinje për arsye sigurie.

“Pesë janë plagosur rëndë dhe nëntë janë shpëtuar, përfshirë dy fëmijë”, tha kryebashkiaku i metropolit francez. Policia ka rrethuar rrugët përreth rrethit, i cili më parë ishte mbuluar nga një re pluhuri.

“Dukej si një shpërthim i fortë,” i tha AFP një banor i quajtur Gilles, i cili nuk preferoi të identifikohej.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME