Categories Lajme

Korçë/ Kapen duke transportuar mallra kontrabandë, në pranga 3 shtetas, mes tyre një doganier

Në qarkun e Korçës janë vënë në pranga 3 shtetas pasi transportonin mallra kontrabandë nëpërmjet Pikës Doganore Goricë. 48-vjeçari me inicialet O.Ç dhe 56-vjeçari me inicialet R.O kanë qenë me dy makina gjatë këtij akti, ndërkohë që për kontrabandimin ka kontribuar dhe një doganier 62-vjeçar me inicialet E.Ç.

Priten informacione të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Qarku Korçë/Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Skip”, për goditjen e kontrabandës së mallrave.

U kapën duke transportuar me 2 automjete, mallra ushqimore të kontrabanduara, vihen në pranga 2 shtetas.

Vihet në pranga edhe një doganier i Pikës Doganore Goricë, si dhe procedohet penalisht një punonjës i Policisë Kufitare Goricë, pasi dyshohet se shpërdoruan detyrën, duke lejuar kalimin e mallrave, në mënyrë të paligjshme.

Sekuestrohen mallra të ndryshme ushqimore.

Specialistët e strukturave hetimore të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Skip”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-O. Ç., 48 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq;

-R. O., 56 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq;

-E. Ç., 62 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, me detyrë doganier në Pikën Doganore Goricë.

Shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Pustec-Korçë”, pranë vendit të quajtur “Qafa e Zvezdës”, kanë ndaluar 2 automjete me drejtues shtetasit O. Ç. dhe R. O., në të cilat, gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan mallra të ndryshme ushqimore, pa dokumentacionin përkatës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta dy shtetas i kishin kaluar këto mallra nëpërmjet Pikës Doganore Goricë, pa kryer veprimet përkatëse.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi E. Ç., me detyrë doganier në këtë pikë doganore, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Korçë referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin P. B., 55 vjeç, banues në Korçë, me detyrë përgjegjës turni pranë Pikës së Kalimit Kufitar Goricë, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke favorizuar shtetasit O. Ç. dhe R. O., për të kaluar mallrat, në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME