Categories Lajme

Shembjet te “5 Maji”, pesë banorë në pranga, akuzohen se goditën me sende të forta policinë

Aksioni i shembjes së shtëpive në zonën e “5 Majit” është mbyllur me pesë banorë të arrestuar dhe dy të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në komunikatën për mediat, policia thotë se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Gj. N., 64 vjeç, A. M., 52 vjeç, M. M., 51 vjeç, N. M., 40 vjeç dhe L. M., 32 vjeçe, dhe proceduan penalisht shtetasit B. C., 35 vjeç dhe një shtetas të mitur 17-vjeçar, për veprat penale  “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Policia thotë se “këta shtetas, ditën e djeshme, gjatë zbatimit të vendimit për prishjen e objekteve në rrugën “5 Maji”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta punonjësit e Policisë që ishin në detyrë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME