Categories Sport

VIDEO/ Shpërthen dhuna në Kategorinë e Parë, lojtarët përplasen me tifozët! Goditet edhe anësori

Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar. Një gol në sekondat e fundit në ndeshjen Maliqi-Vora, ndikoi që situata të dilte nga kontrolli në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”.

Maliqi gjeti shënoi golin e fitores në minutën e 90+7-të me anë të Isufit, teksa në këtë moment, futbollistët miq u tradhtuan nga nervat, duke iu turrur gjyqtarit anësor Rexhep Muzhiqi, duke e shtyrë dhe goditur, me pretendimin se goli ishte në pozicion të parregullt.

Të tërbuar nga kjo situatë, futbollistët e Vorës, u konfrontuan edhe me 4 tifozë të Maliqit, ndërkohë që situata doli nga kontrolli. U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë dhe policisë së shtetit, që situata të merrej nën kontroll, teksa përplasja zgjati gati 5 minuta.

Disa prej futbollistëve të Vorës ndodheshin jashtë rrethimit të brendshëm të aneksit, duke shkëmbyer grushta dhe shkelma me 4 tifozët e Maliqit. Pjesa tjetër e vorakëve, tentuan të kapërcenin hekurat, duke krijuar një situatë tepër të shëmtuar që nuk i kanë hije ndeshjeve të futbollit.

Pas afro pesë minutash, situata u mor nën kontroll nga policia, ndërkohë që miqtë nga Vora, u ngujuan për minuta të tëra në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”, ku lëvizën lirisht në momentin që e gjithë zona u boshatis.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME