Categories Lajme

“Shëndetësia shqiptare hedh poshtë edhe shkencën botërore”

“Bomba” e shëndetësisë shqiptare HEDH POSHTË edhe shkencën botërore” 6 QERSHOR 2020 Ndodhi për herë të parë në vendin tonë, një ish-i prekur nga Covid u infektua përsëri Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme bëri me dije se janë shënuar 20 raste të reja të prekur me koronavirus, gjithashtu është rritur edhe numri i të shtruarve në spitalin Infektiv. Ministria deklaroi se ndodhte për herë të parë në vendin tonë që të infektohet një pacient për herë të dytë nga koronavirusi pas tre muajsh, sipas ministrisë bëhet fjalë për një mjek.

Pas këtij njoftimi i menjëhershëm ka qenë reagimi i ish ministrit të Shëndetësisë, Tritan Shehu. Përmes një postimi në “Facebook”, ai ironizon dhe e konsideron një “gjetje” botërore, që godet teoritë e perpjekjet për vaksinën, dhe si i tillë duhet publikuar e mbrojtur në mediat më të mëdha të shkencës. Sipas Shehut, në Tiranë bëhen deklarime të tilla “bombë”, duke qenë i bindur edhe pa asnjë studim imunologjik, qoftë dhe i thjeshtë ky.

Reagimi i plotë: Me nje mendjelehtesi e siguri alla Zhvejk sot Komiteti komunikon identifikimin e nje rasti me infeksion te perseritur. Njofojne se “nje punonjes shendetesie u infektua per here te dyte, mbas infektimit te mepareshem para tre muajsh”!!!

A e kuptojne keta se nje konfirmim i tille eshte nje “gjetje” boterore, qe godet teorite e imunizimit e perpjekjet per vaksinen, dhe si i tille duhet publikuar e mbrojtur ne mediat me te medha te shkences. Ndonje rast i dyshuar per ri infektim ne Japoni a ShBA mbas investikimeve te thella nuk u konfirmuan si te tilla, por si mbetje viirusale, duke hapur nje debat shkencor te gjere.

Ndersa ne Tirane behen deklarime te tilla “bombe”, duke qene i bindur edhe pa asnje studim imunologjik, qofte dhe i thjeshte ky. Me te tille pa pergjegjeshmeri e mungese thellesie kerkimi perpara deklarimeve kaq te rendesishme, ne fakt hidhen hije te forta dyshimi per cdo deklarim e konfirmim te deritanishem apo te ardheshem.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME