Categories Lajme

Shënohen 112 raste të reja në vend

Numri i rasteve të reja gjatë orëve të fundit është ulur krahasuar me ditët e mëparshme. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 112 raste të reja, nga 804 testime të kryera për të dyshuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 71 raste në Tiranë, 9 raste në Durrës, 5 raste në Elbasan, nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Lezhë, Kavajë, 3 raste në Fier, 2 raste në Berat, nga 1 rast në Shkodër, Devoll, Has, Lushnje, Gjirokastër, Vorë. 132 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4923, që nga fillimi i epidemisë.

Po ashtu orët e fundit, fatkeqësisht edhe 5 qytetarë të tjerë e kane humbur betejën me virusin. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 49 vjeçar nga Peqini, një 52 vjeçar nga Durrësi, një 72 vjecare nga Fieri, një 81 vjeçare dhe një 82 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.

Situata vijon të jetë e rëndë edhe në spitale. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 8 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 42 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME