Categories Lajme

Shënohet viktima e katërt nga gripi në vend, doktoresha Bala: 10 pacientë në reanimacion

Janë konfirmuar 4 vdekje në spitalin universitar Shefqet Ndroqi për shkak të virusit AH1N1, brenda një jave.  Viktima e fundit ka qenë një grua 75 vjeçare nga Lushnja.

Gruaja ka humbur jetën ditën e djeshme në spitalin  Shefqet Ndroqi, ndërsa lajmi është konfirmuar për Fax News nga doktoreshë Silvana Bala. Ajo ka ardhur në gjendje të rëndë nga spitali i Lushnjes, ndërsa ka qendruar 8 orë në gjendje jete në spitalin Shefqet Ndroqi.

Mjekja shprehet më tej se 10 pacientë të tjerë me virusin AH1N1 ndodhet në reanimacion, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar aktualisht në spital.

Bala ka thënë se ende nuk mund të flasim për një alarm nga gripi në vendin tonë.

Ndërkohë që lidhur me vdekjen e një 38-vjeçari nga qyteti i Elbasanit gjatë ditës së djeshme, ISHP thotë se ai nuk ishte i prekur nga gripi po për shkak të një pneumonie të rëndë.

I ndjeri është shtetasi Hasan Ekmeçiu, nga Elbasani, i cili punonte si teknik në një televizion lokal.

Ekmeçiu ishte i shtruar në Sanatorium ndërsa paraprakisht u dyshua se ishte prekur nga “Gripi i derrit”. Ai është kuruar 4 ditë në Spitalin e Elbasanit, dhe pasi nuk ka reaguar ndaj kurës u transferua në “Sanatorium”, ku edhe ka ndërruar jetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME