Categories Lajme

Shërbimi i radioterapisë falas, Manastirliu publikon dëshmitë e pacientëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video me dëshmi të pacientëve që po marrin shërbimin e radioterapisë falas në Spitalin Onkologjik.

“Dëshmitë nga Njësia e Radioterapisë në Spitalin Onkologjik, ku shërbimi është i garantuar me standardet më të mira, falë investimit tonë në akseleratorët linearë të fjalës së fundit të teknologjisë dhe punës e përkushtimit të ekipit të talentuar të këtij shërbimi”, thotë Manastirliu.

Manastirliu ndan shifra ku sipas saj, janë kryer rreth 20 mijë seanca radioterapie janë kryer falas gjatë vitit 2020 pavarësisht vështirësive të krijuara nga përhapja e COVID-19.

“Rreth 20 mijë seanca radioterapie janë kryer falas dhe me cilësi në shërbimin e radioterapisë në spitalin onkologjik gjatë vitit 2020, ku puna nuk është ndalur për asnjë moment, megjithë vështirësitë e pandemisë COVID-19”, shprehet Manastirliu.

“Duke parë këto ecuri arritëm t’i përfundonim 30 seanca që nuk ishin pak, pa problemin më të vogël duke parë edhe parametrat jetësorë edhe parametrat e punës. Pa dashur që të bëjmë reklama të mëdha, por kjo është thjeshtë një punë e bërë nga ky staf, janë fjalë të merituara, nuk janë fjalë të sajuara apo fjalë që dalin nga protokolli, janë fjalë që dalin nga zemra. Unë nuk e di kujt i thuhet pagesë. Doktor Arturi, doktor Orgesti, doktor Mandi deri tani për mua kanë bërë një mrekulli. Unë mund të vazhdoja pa fund që t’i prekja të gjithë mjekët dhe infermierët”,  shprehet babai i një pacienti.

“Jam pensionist, banor i Tiranës. Shërbimi onkologjik është aq i mirë, saqë nuk mund ta përshkruaj. Them vetëm fjalë superlative për mjekët dhe teknikët, për laborantet’’, shprehet një tjetër qytetar.

“Kam rreth një muaj që vij këtu në repartin e radiologjisë për të bërë disa trajtime mjekësore. Trajtimet që kam bërë deri tani janë të gjitha falas. Kam gjetur një staf të përkushtuar dhe mjaft të aftë. Kjo të rrit besimin dhe të bën të ndjesh sëmundjen pak më të lehtë”. z.tosku/r.e/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.”

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.” Të rinjtë e Gjirokastrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME