Categories Lajme

Sherri në Ksamil, ndalohen gjashtë persona

Gjashtë persona janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë dhunuar me shkopa bejsbolli punonjësit e një karburanti në Ksamil. Tre prej tyre janë identifikuar si Aurel Bakaj, Pëllumb Bakaj (vëllezër) dhe Kledis Godole, ndërsa për tre të tjerët nuk dihen detaje. E vetmja gjë që është mësuar është se të gjithë janë mes moshave 20 dhe 30 vjeç. Të rinjtë janë kapur gjatë një aksioni të zhvilluar nga forcat RENEA, që i gjetën në një zonë të thepisur e pyllëzuar në Ksamil.

Disa prej të arrestuarve kanë dëmtime dhe të çara sipërfaqësore në fytyrë dhe trup që janë shkaktuar gjatë konfliktit me punonjësit e karburantit dhe fillimisht janë dërguar për mjekim, më pas janë nisur procedurat për ndalimin e tyre.

Dy makina që përdoreshin nga të rinjtë e ndaluar janë gjetur të braktisura në hyrje të Ksamilit. Aurel Bakaj është një person me precedentë të mëparshëm penalë, i kthyer tri ditë më parë nga Gjermania.

Sherri ndodhi pasditen e djeshme. Një grup të rinjsh u futën me shkopa bejsbolli e leva hekuri për të rrahur punonjësit e karburantit. Të lënduar mbeten një djalë rreth 20 vjeç, punonjës i lavazhit dhe daja i tij rreth 45 vjeç, punonjës i karburantit. Të dy kanë marrë plagë të lehta në trup dhe kokë, por nuk ka qenë e nevojshme të shkojnë në spital.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME