Categories Lajme

Shfrytëzim prostitucioni dhe trafik kokaine/ Shkatërrohet banda në Itali, arrestohen shqiptarë dhe italianë

Policia e Piacenzës ka arritur të shkatërrojë një rrjet të prostitucionit lokal, duke vënë në pranga shtetas shqiptarë dhe italianë. Banda kryente një sërë veprimtarish kriminale, si prostitucioni, shitja e kokainës, si dhe ndihmë të emigracionit të jashtëligjshëm.

Agjentët policorë kanë përdorur aparate të sofistikuara për të përgjuar shfrytëzuesit e prostitutave nëpër rrugët e Piacenzës. Si rrjedhojë e hetimeve, policia arrestoi disa persona, shqiptarë e italianë.

Katër prej tyre përfunduan në burg, një në arrest shtëpie dhe pesë janë detyruar që të paraqiten në policinë gjyqësore, shkruajnë mediat italiane.

Sipas skemës të ndërtuar nga hetuesit, rezulton se banda trafikonte vajza të reja shqiptare, duke u siguruar atyre apartamente dhe makina të shtrenjta. Ndër të arrestuarit janë dy shqiptarë, të dyshuar si krerë të bandës, të dy banues në Piacenza, si dhe të dy me precedentë të shumëfishtë kriminalë.

Të dy, falë teknologjisë, monitoruan vajzat nga distanca, organizuan lëvizjet e tyre dhe trajtuan aspektet e ndryshme logjistike, duke bërë të mundur funksionimin e rrjetit të prostitucionit.

Jo vetëm kaq; hetimet zbuluan edhe martesa fiktive midis prostitutave shqiptare dhe disa italianëve, të cilët, në këtë mënyrë, favorizuan jo vetëm praktikën e prostitucionit, por edhe qëndrimin e paligjshëm të vajzave në Itali. Gjithsej u arrestuan 13 persona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME