Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun dhe Natasha Rombulan, nënë e bir, që dyshohet se përdornin një fëmijë 10-vjeçar ( djali i Armandos) për të përfituar të ardhura nga rrjeti Tik Tok, ku hidhnin video duke sharë dhe me fjalë fyese, ndërsa protagonist ishte i mituri.

Ndaj gjyshes dhe babait të 10 vjeçarit, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, kishte vlerësuar si të ligjshëm ndalimin dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”,për personat nën hetim shtetasit me iniciale A.K dhe N. R, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit” kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 124/b dhe 22  të Kodit Penal. “Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, me vendimin nr. 22,datë 22.02.2024, ka vendosur:

Çështja në Apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të paraqitura, nga personat nën hetim me iniciale A. K, dhe N. R, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase tjetër sigurimi më të butë.. Në përfundim të gjykimit, sot më datë 27.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fatri Islamaj,  vendosi: Miratimin e vendimit nr. 22, datë 22.02.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME