Categories Lajme

Shifra alarmante/ Rreth 100 të rinj në Kukës braktisin qytetin çdo javë, jashtë vendit për emigrim (video)

Prej më shumë se tre vitesh qyteti i Kukësit ka filluar të boshatiset, shumë të rinj kanë marrë rrugët e emigracionit, ndërsa rreth 100 të rinj në javë lënë Kukësin duke udhëtuar drejt shteteve të perëndimit.

Të shumta janë kompanitë turistike që operojnë në treg në transportin e udhëtarëve të cilët jashtë kamerave pohojnë se numri i të rinjve që lënë Kukësin është i madh.

Qarku i Kukësit renditet me numrin më të lartë të emigracionit ku vetëm në muajin tetor, janë 1011 aplikues për pasaportë biometrike kryesisht të moshave të reja.

Burime nga zyra e gjendjes civile Kukës bëjnë me dije se këtë muaj ka pasur një numër të lartë aplikuesish pasi në Lotarinë Amerikane ka qenë një kusht, që aplikantët duhet të aplikojnë me pasaportë biometrike, por pranë zyrave të gjendjes civile janë paraqitur edhe të rinj që kanë aplikuar./ Fax News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME