Categories Lajme

Shijak! Mbeturinat mbushin koshat dhe rrugët, qytetarët: Skandal, na vjen për të qarë!

Vijon katastrofa mjedisore në Shijak, ku prej 18 gushtit banorët e kësaj zone po jetojnë jo vetëm mes temperaturave ekstreme, por edhe mes mbeturinave.

Në një raportim për “News 24” nga Shijaku, gazetarja Dorjana Bezat tregoi live situatën alarmante, ku jo vetëm koshat janë mbushur me mbeturina, por një gjë e tillë tashmë po ndodh edhe në trotuaret dhe rrugët e vendit.

“Situata është alarmante. Mbetje që depozitohen në kontejner për më shumë se 6 ditë, që prej 18 gushtit, nuk janë pastruar. Mbeturinat kanë mbushur koshat, e më pas trotuaret e rrugët.

Ato janë kthyer në një problem mjaft serioz për banorët e Shijakut. Mbeturinat jo vetëm kanë mbushur kontenieret, por edhe trot8urat, duke bërë që banorët ta kenë të pamundur të shfrytëzojnë rrugën. Mbeturinat kundërmojnë erë të keqe dhe të padurueshme, si dhe mbajnë shumë insekte.”, tha gazetarja Bezat.

Më tej, gazetarja deklaroi se vijon të mos merret asnjë masë, për shkak se mungon një marrëveshje mes Bashkisë së Shijakut dhe Landfillit të Sharrës.

Sipas këtyre burimeve, vetë bashkia e Shijakut kërkoi zyrtarisht t’i vihet në dispozicion një aktmarrëveshje depozitimi.

Aktmarrëveshje mes palëve u bë sipas kërkesës së saj, por tani është vetë bashkia që nuk e firmos.

Ndërkohë, të ndodhur mes kësaj katastrofe, qytetarët kanë ndërhyrë vullnetarisht, duke i marrë mbetjet dhe duke i hedhur në një zonë jo larg Shijakut, në Shilorje, dhe duke ju vënë flakët. Kështu, ata kanë shtuar edhe më shumë ndotjen, duke krijuar një situatë alarmante edhe në Shilorje dhe duke rrezikuar edhe banorët e kësaj zone.

Nga ana e Bashkisë vijon të mos bëhet asgjë për pastrimin e qytetit, e cila ndonëse e ka pranuar problematikën, thotë se shkak për këtë situatë është mungesa e marrëveshjes, për të cilën punohet, por që do kohë të përpilohet.

Duke folur për mikrofonin e “News24”, qytetarë të ndryshëm të Shijakut deklaruan se janë shumë të shqetësuar për këtë situatë.

Qytetarja 1: Katastrofë! S’ka tjetër gjë, vetëm mbeturina. Të dëgjosh erë të keqe çdo ditë, si të mos shqetësohesh.

Qytetarja 2: Ne po rrimë me maska në hundë. Nuk është mirë, gjynah për ne, për fëmijët. Më vjen për të qarë.

Qytetari 1: Na shqetëson situata, ka infeksion. Qytetari 2: Përpara vinin e i pastronin. Tani është skandal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ekzekutoi dy vëllezërit shqiptarë dhe mikun e tij, ja kush është autori i vrasjes së trefishtë në Malin e Zi

Detaje të reja kanë dalë nga vrasje e trefishtë në lagjen “Aeroporti i Vjetër”, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ “Zemra e mamit, deri ku je?”, nëna e mësuesit nga Devolli: E gjetëm pas 7 orëve në rrugë, shkonte për dy nxënës se i donte shumë

Vdekja e papritur dy ditë më parë e mësuesit nga Devolli, Alban Bejleri, ka tronditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U plagosën rëndë pas shpërthimit të granatës, kush janë dy të rinjtë nga Memaliaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Majkosh të Bashkisë Tepelenë, ku dy persona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jetë luksi në hotele me katër yje dhe shpërndarje kokaine me skuter elektrik! Arrestohet ‘turisti’ shqiptar në Itali

Jetonte në hotel me 4 yje dhe shpërndante drogë me skuter në bregdetin e Italisë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Axhenda/ Mediat greke: Rama viziton Athinën këtë javë! Fjalim në Delphi dhe takim me Mitsotakis?

Mediat helene shkruajnë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të nisë një vizitë disa-ditore…

LEXO ME SHUME