Nëna e Habrës vdiq pasi aeroplanët luftarakë goditën shtëpinë e tyre në dy sulme ajrore. Dy fëmijë të tjerë, të moshës 3 dhe 9 vjeç, gjithashtu u vranë. Operacioni i shpëtimit të Habrës u kap në video dhe u publikua në mediat sociale nga Helmetat e Bardha. Ndërsa një sulm ajror i dytë godet lagjen, Habra qëndron akoma e mbërthyer nën rrënoja, por e padëmtuar. Më vonë, një grup burrash arrijnë ta tërheqin atë nga rrënojat. “Unë nuk mund ta lija vajzën,”- tha Abdullah për CNN. “Ndërsa po përpiqeni të shpëtoni dikë, duhet të vazhdoni të flisni me të derisa të përfundojë operacioni i shpëtimi. Ne nuk mund ti thoshim se nëna e saj ishte vrarë. U përpoqëm ta bënim të harronte situatën ku ishte.” Nëna e Habrës ishte gjallë kur Abdullah arriti në vendin e ngjarjes. Ai mundi të dëgjonte zërin e saj poshtë rrënojave. Por ajo u v ra pas su lmit ajror të dytë. “Ne nuk mundëm ta dëgjonim më. Ajo u v ra,”- tha Abdullah.


